Ushtri të vërtetë për BE? Trump dakord me Macronin për ‘Evropën e fortë’

Emmanuel Macron priti sot në Elysse, homologun e tij amerikan Donald Trump ashtu si edhe liderë të tjerë globalë pasi nesër do të zhvillohet ceremonia madhështore në Paris me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Por mes dy liderëve shumë të diskutuar në Francë e SHBA ka pasur diskutime edhe për tema të “nxehta” me interes ndërkombëtar, siç është edhe propozimi i shtruar nga Macron për formimin e një “ushtrie të vërtetë europiane”.

Të dy liderët kanë rënë dakord se “Europa duhet të jetë e fortë dhe të mbajë një pjesë të madhe të barrës së mbrojtjes së NATO-s”, me bashkërendimin e ideve që vjen vetëm një ditë pasi Trump tha se i dukej fyes mendimi për ekzistencën e “ushtrisë së vërtetë evropiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duam një Evropë të fortë, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Cilado mënyrë që ne mund ta arrijmë atë, më e mira dhe më efikase do të ishte diçka që të dy e duam”, u tha Trump gazetarëve kur u takua me Macron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi i papritur i tonit erdhi më pak se 24 orë pasi kreu i SHBA qortoi aleatin e tij francez për propozimin që Evropa të bëhej më e fortë dhe më e pavarur nga Uashingtoni duke krijuar ushtrinë e saj.  Trump madje tha se Evropa duhet së pari duhet të ripaguajë Uashingtonin për “subvencionimin” e mbrojtjes së saj përmes NATO-s.

Ai gjithashtu i kujtoi Macronit nevojën që Evropa të paguajë shpenzimet e saj “të ndershme të NATO-s” gjatë takimit. “Ne duam të ndihmojmë Evropën, por ajo duhet të jetë e drejtë. Tani për tani, ndarja e barrës ka qenë kryesisht në kurriz të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në ‘thumbin’ e radhës drejtuar BE-së.

Macron me sa duket u pajtua me kërkesat e Trump duke thënë se ai donte që Evropa të mbante një pjesë më të madhe të kostove brenda aleancës. Megjithatë, ai gjithashtu tregoi se ai nuk është plotësisht i gatshëm të heqë dorë nga ideja që provokoi një reagim të zemëruar nga Trump, pasi shtoi se ai ende beson se “propozimet e tij për mbrojtjen evropiane janë tërësisht në përputhje me” idenë për ta bërë Evropën më të fortë.

Udhëheqësit amerikanë dhe francezë me sa duket u përpoqën të zbutnin dallimet e tyre, sipas një zyrtari të Elysee, i cili tha se të dy liderët kishin një takim “shumë konstruktiv”, duke e quajtur një “shpifje” një “keqkuptim” të mundshëm mes tyre.

Trump gjithashtu i tha Macron gjatë takimit se ai beson se dy presidentët “janë shumë më afër se sa duket”, shtoi zyrtari.

Marrëdhëniet ndërmjet dy presidentëve, të përshkruar një herë si një “bromance”, kanë pësuar disa goditje gjatë viteve të fundit. Së pari, Macron nuk arriti të bindë Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane në vitin 2015. Përplasja mes dy vendeve u rrit ndërkohë që Trump goditi Evropën me tarifat e importit dhe kërcënoi bizneset evropiane me sanksione mbi marrëdhëniet e tyre me Teheranin.

Kohët e fundit, Macron kritikoi Trumpin për planet e tij për t’u tërhequr nga një traktat armësh 30-vjeçar me Rusinë që ndalonte posedimin dhe zhvillimin e raketave afatshkurtëra dhe mesatare. Siguria evropiane do të jetë “viktima kryesore” e një vendimi të tillë, paralajmëroi presidenti francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?