Ushtria izraelite gjen 1500 trupa palestinezë pas sulmit të së shtunës

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite është shprehur ditën e sotme se janë gjetur rreth 1500 trupa të luftëtarëve të Hamasit pas sulmit të së shtunës.

Këto trupa janë gjetur brenda territorit të Izraelit. Gjatë ditës së sotme ushtria izraelite ka rifituar kontrollin shumë pranë kufirit me Gazën.

Raportohen se janë infiltruar në Izrael rreth 1000 luftëtarë të Hamasit. Ndërkohë janë evakuuar 24 lokalicione pranë Rripit të Gazës.

SHKARKO APP