Ushtria izraelite intensifikon sulmet në Gaza

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se forcat tokësore të Izraelit po i zgjerojnë operacionet e tyre në Gaza mbrëmjen e sotme. Sipas ushtrisë izraelite, forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore.

“Në orët e fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste, në mënyrë të konsiderueshme. Në vazhdim të aktivitetit sulmues që kemi zhvilluar ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë aktivitetin tokësor mbrëmjen e sotme”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?