Vajza 2 muajshe, pacientja më e re që sfidon virusin

Një vajzë e porsalindur, vetëm 2 muajshe, është pacientja më e re që është shëruar nga sëmundja e koronavirusit dhe ka dalë nga spitali në Itali. Vogëlushja nuk ka më temperaturë apo ethe dhe ka dalë nga ambientet spitalore së bashku me nënën e saj e cila vuante nga pneumonia. Ato qëndruan në spitalin e Barit që prej datës 18 mars. Ditën e djeshme Italia regjistroi nivelin më të ulët të vdekjeve me 542 raste, krahasuar me 604 që ishin 24 orë më parë. Numri total i viktimave ka arritur në 17669 ndërsa të infektuarit janë rreth 140 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?