Vajza vdes për shkak të lodrës në vezën Kinder

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në një qytetet periferik të Francës. Një vajzë tre-vjeçare franceze thuhet se ka ndërruar jetë pas mbytjes  nga një lodër e vogël që gjendet në vezën e njohur  Kinder. Vajza ishte me nënën e saj kur ndodhi incidenti, ka raportuar policia franceze.

Nga autopsia, ka rezultuar se shkaktar për ndërrimin e jetës ka qenë bllokimi dhe mos marrja më frymë. Besohet se vajza mund të ketë gëlltitur lodrën. Veza Kinder, të bëra nga Ferrero, janë të popullarizuara për fëmijët fëmijëve, sepse ato përmbajnë lodra të vogla brenda çokollatës.

Mjekët kanë ngritur shqetësimin dhe kanë paralajmëruar  prindërit në lidhje me rrezikun që vjen nga këto lodra të vogla. Veza Kinder është e  ndaluar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të një ligji që ndalon  fshehjen e lodrave në ushqime, kjo për të parandaluar një rrezik të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?