Vajzat e gazetarit të vrarë: Drita e tij nuk do të shuhet kurrë

Noha dhe Razan Khashoggi, vajzat e gazetarit të vrarë saudit, kanë shkruar një artikull për gazetën amerikane “The Washington Post” ku kujtojnë babanë e tyre. Artikulli i vajzave të Khashoggit u publikua me titullin: “Ne jemi vajzat e Jamal Khashoggit. Premtojmë se drita e tij kurrë nuk do të shuhet”.

“Jamal Khashoggi ishte një njeri kompleks, por ndaj nesh, vajzave të tij, ishte thjeshtë ‘baba’. Familja jonë përherë ishte krenare me punën që bënte. Në jetën tonë ai ishte ‘baba’, njëri me shumë dashuri dhe me zemër të madhe”, shkruan vajzat e Khashoggit. Ato thanë se babai çdo fundjavë i dërgonte në biblotekë, shfletonin pasaportën e tij me të gjitha destinacionet ku ka udhëtuar,ndërsa tavolina e tij të punës çdo herë ka qenë përplot me revista dhe copëza të ndryshme të shkëputura nga gazetat.

“Si fëmijë, ne e kemi njohur babain tonë si udhëtar. Puna e ka dërguar gjithandej, por ai përherë kthehej me dhurata dhe rrëfime fantastike. Kishim dëshirë që të qëndronim natën deri vonë duke e pyetur se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë. Sa do larg që udhëtonte përherë kemi besuar se do ta shihnim përsëri. Që nga fëmijëria ishim të vetëdijshme për punën e tij, e dinim sa person i rëndësishëm është, fjalët e të cilit ndikojnë edhe tek njerëzit që janë shumë larg”, shkruajnë Noha dhe Razan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato theksuan gjithashtu se janë rritur me dashurinë e prindërve të tyre për diturinë. “Pa kufi herë na kanë dërguar në vizitë të muzeve dhe vendeve historike. Një herë gjatë udhëtimit nga Xheda për në Medinë babai na tregonte për zonat e ndryshme dhe rëndësinë e tyre historike. Çdo herë ishte i rrethuar nga librat dhe çdo herë ëndërronte të ketë edhe më shumë dhe çdo gjë që ka lexuar. Kurrë nuk ka diskriminuar asnjë, në tërësi apsorbonte çdo mendim. Dashuria e tij që kishte për librin e mësoi që në atë mënyrë të formojë mendimet. Këtë na mësonte dhe ne”, theksuan ndër të tjera motrat Khashoggi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajzat shtuan se jeta e babait të tyre ishte plot me momente të papritura, por përkundër të gjithave, ai ishte përherë optimist. Babai i tyre kishte një anë pragmatik. “Për të ishte shumë e rëndësishme të thoshte atë që mendonte, të ndante mendimin e tij dhe të fliste sinqerisht. Për të shkrimi nuk ishte vetëm një punë, ishte një obligim brenda personalitetit të tij, shkrimi e mbante në jetë. Duke falënderuar fjalët që na ka lënë e dimë se shpriti i tij është me ne, për këtë i jemi mirënjohëse”, kanë shkruar vajzat e tij.

Më tej shtojnë se babai i tyre asnjëherë nuk ka humbur shpresën për vedin e tij dhe shtojnë: “Pikërisht babai ynë nuk ishte disident”. “Më e vështira ishte të shihnim bosh karrigen e tij. Mungesa e tij krijonte boshllëk. Këtu e shihnim shpesh ulur, ndërsa shkruante duke mbajtur syzet në ballë. Ndërsa po shihnim gjërat e tij, e dinim se ai kishte vendosur të shkruante me shpresën se kur të kthehej në Mbretëri, ai do të jetë një vend më i mirë për të dhe të gjithë sauditët”.

Shkrimin e përfunduan me fjalët: “Ky shkrim nuk është aspak lavdërim. Ky shkrim është për t’u betuar se drita e tij kurrë nuk do të shuhet dhe se do të ruajmë trashëgiminë e tij. Babai thoshte se ‘Të shkosh diku, do të thotë të mbetesh’, dhe kishte të drejtë, tani kjo tingëllon logjike. Ndjehemi të bekuara që jemi rritur pranë busullës së moralit të tij, njohurive të tij për diturinë, të vërtetën dhe dashurinë e tij. Deri sa të ritakohemi me të në jetën tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?