Vajzat në Pakistan: Dhuna në familje është e justifikuar

Të besosh se dhuna duhet dhe ta pranosh atë, kjo ka ndodhur me adoleshentët në Pakistan, sipas një raporti të fundit. Më shumë se gjysma e të gjitha vajzave adoleshente në Pakistan besojnë se dhuna në familje është e justifikuar.

Një raport i kryer nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ka zbuluar se më shumë se gjysma e të gjitha vajzave adoleshente në Pakistan besojnë se dhuna në familje është e justifikuar për të paktën një arsye. Besohet se burri është i justifikuar në rrahjen e gruas së tij, janë shprehur vajzat nga mosha 15-19 vjeç, ndërsa më shumë se 30 për qind e vajzave të së njëjtës moshë e kishte përjetuar tashmë dhunën fizike ose seksuale në Pakistan.

Raporti, i titulluar “Shëndeti seksual dhe riprodhues i të rinjve në Azi dhe në Paqësor”, përfshirë edhe të dhëna nga Kamboxhia, India, Bangladeshi dhe Nepal që tregojnë qëndrime të ngjashme për dhunën ndaj grave, raportoi Tribune Express. Vajzat e moshës 25 vjeç e që përbënin 51 për qind të anketimin, janë shprehur se  rrahja e gruas ishte e justifikuar. U zbulua se faktorë të tillë si arsimi i ulët, papunësia dhe historitë familjare të dhunës janë të lidhura me pranimin e dhunës në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pakistani është shpallur si një nga vendet ku numri më i madh i adoleshentëve të moshës mes 10 dhe 19 vjeç jetojnë me HIV.

Swiss Digital Mobile Reklama

India ka popullsinë më të madh të adoleshentëve me HIV-pozitiv, e të pasuar nga Indonezia me 46,000 persona, Tajlanda me 11,000 adoleshentë, Myanmar 7,700 të tillë, Pakistani 7000 adoleshentë të prekur, Kamboxhia 3500, Irani 3,200, Vietnam 2600 si dhe Nepal me 1200 adoleshentë të prekur.

Dhe kur vjen puna për ndërgjegjësimin e shëndetit seksual, vetëm 28 për qind e të rinjve të moshës 15 deri 24 vjeç në Pakistan, dhe më pak se gjysma e 15-të dhe 24 vjeçare vajza e dinin se prezervativët mund të parandalojë HIV.

Burimi: Independent/ Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?