Vajzën 3-vjeçare me kamërdare e merr era në det të hapur, shpëtohet mrekullisht nga një traget (Foto)

Një fëmije 3-vjeçar është shpëtuar sot prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër.

Sipas burimeve lokale,vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur. Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit,marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.

Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh,dhe drejtimi ishte drejtë gjirit të Korinthit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët po e kërkonin në panik vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë,dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar seku u gjet fëmija.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nën shoqërimin e rojes bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë,pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë hetime lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Për momentin behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhenë shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?