Vaksina kundër Covid-19 edhe në Itali, e para e merr një infermiere
Pas Britanisë e SHBA-së, tani vaksina kundër Covid-19 do të nis edhe në Itali. Mësohet se do të jetë një grua, një infermiere, personi i parë që do të marrë vaksinën anti-covid.
Gjithçka është gati tashmë në institutin Spallanzani në Romë, për fillimin e vaksinimit që është programuar të ndezë motorët më 27 dhjetor në të njëjtën kohë në të gjithë Europën. Vaksinën do ta marrë edhe një operator sanitar, një kërkuese dhe dy mjekë.
Do të jetë ushtria ajo që do të marrë në dorëzim vaksinat Pfizer. Shpërndarja është planifikuar me urgjencë dhe vaksinat do të mbërrijnë në Itali më 24 dhjetor. Ajo do të ruhet në ambientet e institutit Spallanzani, nën kujdesin e ushtrisë do të shpërndahet dhe administrohet në 21 qendra kombëtare.