Vaksinat e Covid ndryshojnë ADN-në? A ka gjasa të ndodhë

Sot, ekzistojnë shumë ide të bazuara mbi frikën, në lidhje me vaksinat e Covid-19 dhe një nga më të përhapurat është ajo se këto doza vaksinash, nuk janë me të vërtetë vaksina, por “mjete që po përdoren për të ndryshuar disi gjenet tuaja” ose “për t’u futur brenda ADN-së suaj”.

Shumë teori (të pabazuara shkencërisht) tregojnë se “vaksinat qenkan një lloj terapie gjenesh me qëllim për t’i ndryshuar ato”. E vërteta, është se shumë njerëz kanë shtrembëruar mënyrën e funksionimit të vaksinave dhe e kanë kthyer në diçka që tingëllon keq.

Atëherë, nga filloi kjo ide?

Beth Thielen, PhD, specialiste e sëmundjeve infektive thotë:

“Duhet të dimë se vaksinat kanë shumë shkencë të përfshirë brenda tyre dhe shpjegimi i hollësishëm (ose jo), mund të tingëllojë i komplikuar për shumicën e njerëzve që nuk janë të arsimuar në këtë fushë. Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna, përdorin pjesë të vogla vajore që quajtura nanopjesëza lipidesh për të futur një fije të vetme të materialit gjenetik të quajtur ARN-ja dërguese (mARN) në qelizat tona. Vaksina Johnson & Johnson është paksa më ndryshe. Ajo përdor ADN me dy fije, e futur në një virus të zakonshëm, por inert, të quajtur adenovirus. Kjo ADN gjithashtu përmban udhëzimet për ndërtimin e proteinës spike. Pasi të futen në qelizë, këto udhëzime lexohen dhe përkthehen në mARN. Këto pjesë të MARN-së shkojnë në lëngun e shkrifët të quajtur citoplazmë që përbën trupin e qelizave tona.”

Pak e komplikuar nëse keni ca kohë pa përsëritur biologjinë apo jo?

Mjeku Paul Offit shpjegon më tej:

“Zinxhirët e mARN-së janë në thelb “porosi pune”  që përshkruajnë udhëzimet për krijimin e proteinave spike që studiojnë pjesën e jashtme të koronavirusit që paraqet Covid-19. Virusi përdor proteinat e tij “spike” t’u futur në qelizat tona dhe për t’i infektuar ato. Ky është një nga tiparet më të njohura të viruseve. Qelizat tona e lexojnë këtë mARN dhe e përdorin për të mbledhur “spike”. Proterinat spike migrojnë në pjesën e jashtme të qelizave tona, ku ato njihen dhe mbahen mend nga sistemi ynë imunitar. Këto “spike”, në vetvete, nuk janë të rrezikshme. Ato thjesht ndihmojnë trupin të njohë dhe të luftojë “armikun e vërtetë”.

Ai shton:

“Zinxhirët e mARN-së nga vaksinat zgjasin vetëm për disa ditë para se të prishen dhe pjesët të hiqen nga sistemi normal i shpërbërjes së mbetjeve në trup. mARN është material gjenetik dhe në këtë kuptim, po, vaksinat janë terapi me bazë gjenetike, por jo ‘se ndryshojnë gjenet’ e trupit”.

FDA i klasifikon ato si vaksina, jo si terapi gjenesh.

Që vaksinat të ndryshojnë gjenet e një personi, shpjegon Offit, udhëzimet e ARN-së duhet të hyjnë në qendrën e kontrollit të qelizës, bërthamën. Bërthama është murosur nga membrana. Për të kapërcyer atë membranë, mARN do të duhej të kishte një enzimë të quajtur “sinjal aksesi bërthamor”, që nuk e ka.

Së fundmi, ekziston dhe një mur i tretë mbrojtës midis vaksinave dhe gjeneve tona: Një enzimë tjetër, e quajtur integrasë, do të ishte e nevojshme për të futur ADN-në e re në ADN-në e qelizave tona. Kjo gjithashtu nuk ndodhet në vaksina.

Pra, sa janë shanset që ADN-ja jonë të ndryshojë pas vaksinës? ZERO!

SHKARKO APP