Vaksinat e Pfizer dhe Moderna, EMA: Inflamacioni në zemër i rrallë

Inflamacioni në zemër është efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Europë. Agjencia Europiane e Barnave, në një reagim thotë se efektet anësore janë vërejtur më shumë tek meshkuj te rinj. Po ashtu thekson se përfitimet e vaksinave kundër Covid-19 i tejkalojnë rreziqet.

Mjekët dhe pacientët këshillohen të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit ndër të cilat, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. EMA zbuloi 283 raste të inflamacionit; miokardi dhe perikardi, në 177 milionë doza të injektuara të vaksinës së Pfizer.

38 raste janë evidentuar nga 20 milionë doza të Modernës. 5 persona kanë humbur jetën, por sipas Agjencisë Europiane të Barnave, ata ishin ose të moshuar ose me probleme të tjera shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?