Vala e tretë e emigrantëve që u kthyen në Turqi nga Greqia
Dhjetëra emigrantë mbërritën në Turqi këtë të martë, thanë zyrtarët turq, si pjesë e marrëveshjes së Turqisë me Bashkimin Europian. 49-të emigrantët nga ishujt grekë të Kos, Kios dhe Lesbos janë zhvendosur në portet e vendeve afër me Stambollin, sipas agjencive turke të lajmeve.
Sipas marrëveshjes të finalizuar muajin e kaluar, Turqia do të marrë përsëri emigrantët të cilët arritën në Greqi pas 20 marsit, përveç nëse ata aplikojnë me sukses për azil në Greqi. Për çdo sirian në mesin e atyre të kthyen në Turqi, Europa është zotuar të marrë një refugjat sirian direkt nga Turqia për t’u zhvendosur në një vend të BE.
Grupi i së martës, nga Afganistani, Irani, Pakistani janë nga vala e tretë e emigrantëve që kthyen në Turqi. Si pjesë e marrëveshjes, disa kampe të refugjatëve mbi ishujt lindorë grekë janë kthyer në qendra të mbyllura të paraburgimit.
Kampi i njohur në Lesbos, sot u përball me një protestë gjatë një vizite nga Ministri Grek dhe një zyrtari Holandez.
Një zyrtar grek tha se Ministri Ioannis Mouzalas ishte për vizitë me Ministrin Holandez kur emigrantët brohoritnin “liri” dhe “hapni kufijtë”. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, në përputhje me rregulloret e departamenteve. Dijkhoff, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës së BE, ishte për vizitë në Greqi për të kontrolluar ecurinë e zbatimit të marrëveshjes BE-Turqi.
Burimi: Ctv News/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

