Vapa ekstreme përkeqëson situatën me zjarret në Francë, Spanjë dhe Portugali

Zjarrfikësit në Francë, Spanjë dhe Portugali po vazhdojnë betejën kundër dhjetëra zjarreve të mëdha pyjore, ndërsa një valë e re të nxehti dhe erërat e forta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vënien e tyre nën kontroll. Në Francë, zjarri më i madh pranë Bordosë është riaktivizuar në disa zona, duke detyruar evakuimin e rreth 4 000 turistëve nga kampingjet dhe parqet e pushimit në Lacanau dhe Lacanau Ocean.

Autoritetet theksuan se evakuimi u krye si masë parandaluese, pasi temperaturat pritet të rriten dhe lagështia e ajrit të bjerë ndjeshëm. Deri tani janë angazhuar 2 750 zjarrfikës, 18 avionë për shuarjen e zjarreve, 1 500 ushtarë dhe 1 440 efektivë policie. Gjermania ka dërguar helikopterë transporti dhe një avion tip “A400M”, ndërsa Turqia ka vënë në dispozicion dy avionë zjarrfikës.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi do ta fitojë këtë betejë, duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë për ndihmën. Edhe trajneri i ri i kombëtares franceze të futbollit, Zinedine Zidane, në daljen e tij të parë publike, shprehu solidaritet me zjarrfikësit dhe familjet e prekura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?