Vapë në Shqipëri, por në Itali ka rreshje shiu dhe breshër (FOTO)

Ndryshe nga vapa në Shqipëri, shteti fqinj Italia është goditur nga një mot i keq. Pjesa më e madhe e Lombardisë është përfshirë nga shi i fortë dhe breshër. Edhe në Milano ka reshje të dendura shiu, duke u bërë rrezik për përmbytje. Moti i keq ka “mbërthyer” edhe Bergamon, ndërsa disa rrugë janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve. Në Pavia nuk kishte reshje shiu, por erëra të forta që bënë që çadrat, tavolinat dhe karriget e bareve të “fluturojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?