Variantet e reja të Covid, a do të funksionojnë vaksinat kundër tyre?

Zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë gjashtë raste të variantit brazilian  në Britani dhe po përdorin testime për të parë nëse është përhapur në më shumë njerëz.

Disa variante të tilla që janë  më ngjitës, kanë ngritur shqetësimet se vaksinat aktuale mund të mos funksionojnë.

Cilat janë këto variante të reja?

Ka shumë  versione ose variante të ndryshme të Covid që po qarkullojnë.

Variantet më shqetësues janë:

Varianti i identifikuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ose Kent (i njohur gjithashtu si B.1.1.7) dominues në pjesën më të madhe të Britanisë, është përhapur në më shumë se 50 vende dhe duket se po pëson mutacione përsëri.

Varianti i Afrikës së Jugut (B.1.351), i cili është zbuluar  në të paktën 20 vende të tjera, përfshirë MB. Varianti brazilian  (P1) i zbuluar në katër udhëtarë në Japoni i cili tani është identifikuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

A janë variantet e reja më të rrezikshme?

Nuk ka asnjë provë se ndonjë prej varianteve të zbuluara shkakton simptoma të rënda për shumicën dërrmuese të njerëzve që infektohen.

Ashtu si me versionin origjinal, rreziku është më i lartë  për njerëzit që janë të moshuar ose vuajnë nga sëmundje të tjera. Për variantin e Mbretërisë së Bashkuar ka disa hulumtime që sugjerojnë se mund të shoqërohet me një rrezik 30% më të lartë të vdekjes.

Masa të tilla si larja e duarve, mbajtja e distancës dhe e një maske do të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve. Për shkak se variantet e reja duket se përhapen më lehtë dhe  të gjithë duhet të jemi më vigjilentë.

Çfarë po ndodh me virusin?

Variantet e MB, Afrikës së Jugut dhe Brazilit mund të jenë shumë më ngjitëse ose të lehta për tu përhapur.

Të tre kanë pësuar ndryshime në proteinën e tyre spike. Si rezultat, ata janë më infektues dhe më të lehtë për tu përhapur. Ekspertët mendojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar ose “Kent” u shfaq në shtator dhe mund të jetë deri në 70% më infektiv.

Varianti i Afrikës së Jugut u shfaq në tetor dhe ka ndryshime më të rëndësishme në proteinën spike. Ekspertët kohët e fundit zbuluan një numër të vogël të rasteve të variantit në Mbretërinë e Bashkuar që kanë edhe një nga këto ndryshime më shqetësuese .

Ai përfshin një mutacion kyç – të quajtur E484K – që mund të ndihmojë virusin të shmangë pjesët e sistemit imunitar, të quajtur antitrupa.

A do të funksionojnë vaksinat te variantet e reja?

Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende funksionojnë, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

Një studim i fundit sugjeron që varianti brazilian mund të jetë rezistent ndaj antitrupave. Rezultatet e hershme sugjerojnë se vaksina Pfizer mund të mbrojë nga variantet e reja, edhe pse ka më pak efektivitet.

Dy vaksina të reja të koronavirusit që mund të aprovohen së shpejti – një nga Novavax dhe një tjetër nga Janssen – duket se ofrojnë mbrojtje.

Të dhënat nga ekipi i vaksinave Oxford-AstraZeneca sugjerojnë se ajo mbron po aq mirë nga varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ofron më pak mbrojtje ndaj variantit të Afrikës së Jugut – megjithëse mund të mbrojë edhe kundër rasteve më të rënda.

Rezultatet e hershme nga Moderna sugjerojnë që vaksina e saj është efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut, megjithëse përgjigjja imune mund të mos jetë aq e fortë apo afatgjate. Në të ardhmen mund të shfaqen variante që përsëri janë të ndryshme. Edhe në skenarin më të keq, vaksinat do të duhet  të ndryshojnë.

Shkencëtarët në të gjithë botën janë duke studiuar çdo detaj të mundshëm dhe çdo detaj do të  monitorohet nga afër.

Ekspertët po azhurnojnë vaksinat e koronavirusit. Qeveria e MB ka njoftuar një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike CureVac për të zhvilluar vaksina kundër varianteve të ardhshme, me një porosi paraprake prej 50 milion dozash. /abcnews.al

SHKARKO APP