Varianti i ri i koronavirusit zbulohet edhe në Indi

Në Indi është zbuluar lloji i ri më ngjitës i koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmeve në mediat lokale, në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se tek gjashtë persona që kanë arritur në vend nga Britania e Madhe, është hasur lloji i ri më ngjitës i COVID-19.

Personat në fjalë janë izoluar ndërsa të tjerët që kanë udhëtuar bashkë me ato janë karantinuar.

India ka anuluar fluturimet me Britaninë deri më 31 dhjetor.//AA

SHKARKO APP