Varre masive me 9 mijë trupa? Zelensky: Rusia refuzoi armëpushimin për Pashkë
Deri në 9 mijë trupa mund të jenë groposur në një varr masiv në qytezën e Manhush, në Mariupol i rrethuar prej javësh nga forcat ruse.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e plotë të Mariupolit, por qindra trupa ukrainase mbeten në bunkerët e impiantit metalurgjik të Azovstal, xhepi i fundit i rezistencës.
Moska hoqi dorë ngapalni për të mësyrë tunelet nëntokësore të fabrikës, duke urdhëruar forcat të fokusohen tek izolimi i zonës.
Presidenti Volodymyr Zelenski tha se Rusia refuzoi propozimin për armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse. Për të kjo tregon sesa e konsiderojnë liderët e këtij shteti besim e Krishterë dhe një prej festave me të rëndësishme.