Varrimi i Papës, Trump dhe Macron do të jenë në ceremoni

Ceremonia e varrimit për Papa Françeskun, do të mbahet të shtunën në orën 10:00. Kështu u vendos në takimin e kardinalëve të mbledhur të martën në Vatikan për të planifikuar funeralin.

Arkivoli me trupin e Papës i shfaqur për herë të parë këtë të martë, do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën, ku edhe pritet të zhvillohen homazhet në nder të tij.

Presidenti amerikan Donald Trump i cili është përplasur vazhdimisht me Papën për çështjen e emigracionit, tha se ai dhe bashkëshortja do të udhëtonin në Romë për të marrë pjesë në varrim. Mes krerëve të tjerë të shtetit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë presidenti francez Emanuel Macron dhe Javier Millei, presidenti i vendlindjes së Franceskut, Argjentinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?