Vatikani hedh në gjyq personat që nxorrët informacionet sekrete

 

Vatikani, selia më e shenjtë, aty ku dokumentet më të rëndësishme e të ruajtura më së miri, është përfshirë në një skandal. Së fundi për shkak të rrjedhjes së informacione, Vatikani ka ngritur akuzë ndaj 5 personave lidhur me skandalin që në muajt e fundit çoi në rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale tek mediat.

Prifti i rangut të lartë, Lucio Vallejo Balda, dhe asistenti e tij Nicola Maio, ish-vartësen Francesca Chaouqui, si dhe dy gazetarët Emiliano Fittipaldi e Gianluigi Nuzzi, janë të akuzuarit e Vatikanit Balda dhe Chaouqui ishin anëtarë të një komisioni të ngritur nga Papa Françesku për ta këshilluar atë mbi reformat ekonomike. Dokumente e rezervuara, u janë dhënë gazetarëve Fittipaldi dhe Nuzzi, të cilët në fillim të nëntorit publikuan libra bazuar në to.  Ndërsa Fittipaldi dhe Nuzzi u morën në pyetje pasi informacioni që përmbanin dokumentet, përfshirë detajet e aferave korruptive, vjedhjeve dhe shpenzimeve të pakontrolluara të selisë së shenjtë u shfaqën në librat e tyre. Seanca e parë paraprake gjyqësore është parashikuar për ty zhvilluar më 24 nëntor të 2015. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët kanë njoftuar zyrtarisht, të akuzuarit dhe avokatët e tyre për akuzat e ngritura, për “zbulim të paligjshëm informacioni dhe dokumentash konfidenciale”- thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?