Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vatikani nis përgatitjet për Krishtlindje: Bredhi i kuq 75 vjeçar, e 28 metra i lartë dhuratë nga Sllovenia

Bota E hënë, 30 Nëntor 2020 14:08
Vatikani nis përgatitjet për Krishtlindje: Bredhi i kuq 75 vjeçar, e 28 metra i lartë dhuratë nga Sllovenia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Selia e Shenjtë në Vatikan ka nisur përgatitjet për festat e Krishtlindjes 2020.

Këtë vit do të jenë Krishtlindje ndryshe nga çdo vit tjetër, me rite, mesha e evente institucionale fetare që do të orientohen duke respektuar emergjencën pandemike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 7 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 7 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 10 orësh

Orari i meshës tradicionale të mesnatës së 24 dhjetorit me shumë gjasa nuk do të jetë më në orën 24.00 por do të përshtatet me limitet e rregullave të “shtetrrethimit” të vendosura nga qeveria italiane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konferenca epsikopale italiane CEI,  po bashkëpunon ngushtë me Këshillin e Ministrave të qeverisë Conte e në veçanti me Ministrinë e Brendshme dhe Komitetin tekniko-shkencor për hartimin e programit të javës së shenjtë e më datë 1 dhjetor 2020 ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme në Vatikan ku pritet të formulohen orientimet e duhura për Krishtlindjen 2020.

Ndërkohë sheshi “Shën Pietro” në Vatikan ka nisur të zbukurohet me ngjyrat festive. Ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 nëntor 2020)  pema e Krishtlindjes që dhurohet çdo vit nga rajone të ndryshme europiane. Kjo është traditë e nisur më 1982 nga Papa Gjon Pali i 2 i cili në këtë vit mori si dhuratë një bredh Krishtlindje sjellë nga Polonia në Romë nga një bujk polak.

Sivjet pema e Krishtlindjes mbërrin nga Sllovenia.

Është një bredh i kuq i moçëm, 75 vjeçar,  me peshë 7 tonë, 28 metra i lartë e diametër baze 70 cm në tokë. Bredhi mbërriti nga komuna sllovene Kocevje bashkë me 42 bredha më të vegjël që do të shërbejnë për të zbukuruar ambientet e brendshme të Selisë së Shenjtë.

Dhe dekori i pemëve si dhe me 25 kurora krishtlindje  të realizuara me materiale natyrale kanë mbëritur nga Sllovenia, përgatitur nga 400 vullnetarë, të rinj e fëmijë të shoqatave të ndryshme sllovene e të simbolizuar nga ylli kometë me elemente dekorative që kujtojnë gjethet e lulet.

Pranë pemës si çdo vit do të ngrihet dhe shpella monumentale e Betlhemit që simbolizon skenën e lindjes së Jezu Krishtit.

Sivjet mbërritën nga rajoni italian i Abruzzos 54 statuja qeramike, material traditë e këtij territori e pjesë e një koleksioni të realizuar në  dekadën 1965-1975 nga nxënësit e institutit artistik “F.A. Grue”.

Konsiderohet një vepër arti bashkëkohore frymëzuar nga arti antik greke e egjiptian, pasuruar me elemente tradicionale abruzzese.

Shpella e Betlhemit do të pozicinohet në një pedanë ndriçuese prej 125 metra e ceremonia e inaugurimit të saj do të mbahet më 11 dhjetor 2020 së bashku me ndezjen e dritave të pemës e do të ndriçojnë sheshin “Shën Pietro” për  një muaj deri më datë 10 janar 2021.

Etiketat e lidhura

Vatikani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 16 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 31 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.