Vatra e madhe e Covid-19, qindra të infektuar

Autoritetet gjermane kanë zyrtarizuar zbulimin e një vatre të madhe me të infektuar prej Covid-19. Bëhet fjalë për një impiant përpunimi të mishit, praktikisht një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë.

Në ambientet e industrisë, ku zakonisht punojnë mbi 6 mijë punonjës, u gjetën pas testimeve të paktën 400 raste pozitive me Covid-19.

Ka korrur sukses iniciativa e aplikacionit Corona Warn, që mundëson identifikimin e rasteve, që sipas shoqërisë që e ka projektuar është shkarkuar rreth 6.5 milionë herë. Gjermania numëron rreth 190 mijë të prekur nga pandemia, me 8840 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?