Vdekja e Alexei Navalny, OKB: Të tm*rruar nga ky lajm! Të bëhet hetim nga një organ i pavarur

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se është “e tmerruar” nga vdekja e raportuar e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny në burg, duke shtuar se ajo duhet të hetohet nga një organ i pavarur.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk bëri thirrje publikisht për lirimin e tij verën e kaluar, duke thënë se dënimi i tij i gjatë tregonte se Rusia po përdorte sistemin gjyqësor për qëllime politike.

“Nëse dikush vdes në paraburgim të shtetit”, shton deklarata e OKB, “prezumimi është se shteti është përgjegjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?