Vdekja e mistershme e dy vajzave të vogla, arrestohet nëna

Një ngjarje shokuese u raportua në Misuri të Shteteve të Bashkuara ku dy motra të mitura 2 dhe 8-vjeçe u gjetën të vdekura pranë oborrit të banesës së tyre.

Nëna e vajzave Jenna Boedecker 30-vjeçe, tha se i gjeti vajzat në 4 Korrik jashtë banesës ndërkohë ajo kërkoi ndihmë tek një fqinj, edhe pse ishte tepër vonë pasi vogëlushet nuk merrnin frymë.

“Fëmijët nuk dukej të kishin dëmtime të jashtme trupore apo shenja dhune”, tha një prej oficerëve të policisë vendase por ai shtoi se “po hetojmë ende shkaqet e vdekjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një kohe që janë ende në hetim shkaqet e vdekjes së vogëlusheve, një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi nënën e vajzave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo sulmoi bashkëshortin e saj në mënyrë brutale. Raportohet se një ditë para se vajzat të gjendeshin të vdekura, Boedecker goditi me tullë si dhe përplasi me makinë bashkëshortin.

Ajo u prangos për dhunë në familje ndërkohë ekspertiza pritet të hedhë më shumë dritë për shkaqet e vdekjes së vajzave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?