Vdekjet nga protestat në Iran, OKB shprehet e shqetësuar

Protestat në Iran ndaj vrasjes së Mahsa Aminit, vijojnë të forta. Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim në rritje” në lidhje me vdekjet e raportuara në protestat anti-qeveritare në Iran.

“Ne dënojmë të gjitha incidentet që kanë rezultuar me vdekje ose lëndime serioze të protestuesve dhe përsërisim se forcat e sigurisë duhet të shmangin çdo përdorim të panevojshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve paqësor”, tha zëdhënësi, Stephane Dujarric.

Kombet e Bashkuara i kërkuan qeverisë iraniane në Teheran që të respektojë të drejtat e njeriut, duke vënë në dukje se kriza mund dhe duhet të vihet nën kontroll përmes dialogut.

Protestat mbarëkombëtare janë shtrirë në të gjithë Iranin, në mbi 125 qytete. Të paktën 270 njerëz janë vrarë dhe rreth 14 mijë protestues janë arrestuar, sipas grupit të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Iran.

SHKARKO APP