FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes fëmija 1 vjeç dhe 3 të tjerë shtrohen në spital pasi morën drogë

Një tragjedi ka ndodhur në një çerdhe në Bronx të Nju Jorkut. Një fëmijë një vjeç ka ndërruar jetë nga arresti kardiak dhe tre të tjerë ndodhen të shtruar në spital, pasi dyshohet se kanë konsumuar drogë.

Kohët e fundit, çerdhja kishte kaluar nën një inspektim nga autoritetet komunale. Komisioneri i shëndetësisë së qytetit, Dr. Ashwin Vasan, tha se autoritetet besojnë se fëmijët kanë rënë në kontakt “me një substancë toksike”.

Sipas mediave, tre të shtruarit në spital janë dy djem 2 vjeçar dhe një vajzë 8 muajshe. Ata u dërguan me urgjencë në spital sepse pësuan gjendje letargjike. Trupi i fëmijës së ndjerë do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan drejt helmimit që i shkaktoi vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?