Vdes foshnja 4 muajshe, nuk i kishin ndërruar pelenat

Një infeksion i rëndë i lëkurës ka vrarë Sterling Kohen. Foshnja 4 muajshe u gjet pa jetë në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën e madhe në Iowa, SHBA.

Sipas prokurorit McAllister, për 14 ditë rresht fëmijës nuk i është ndërruar pelena. Autopsia gjeti krimba në stade të ndryshme zhvillimi në lëkurën dhe ndërresat e foshnjes.

Sterling, i kequshqyer dhe i dehidratuar, ndërroi jetë më 30 gusht të 2017-s. këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor kundër babait të tij, Zachary Kohen, 29-vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait të fëmijës thotë se ”bëhet fjalë për një tragjedi dhe jo për krim”. Çifti, shpjegon avokati, ka një tjetër fëmijë, një vajzë 2-vjeçare e cila është e pastër dhe me shëndet të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?