Vdes ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt

 

Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt, gjendja shëndetësore e të cilit u përkeqësua mjaft gjatë javës së kaluar, vdiq sot pasdite në moshën 96-vjeçare, njoftoi mjeku i tij për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

”Ish-drejtuesi socialdemokrat, kancelar gjatë viteve 1974-82, vdiq në shtëpinë e tij në Hamburg”, saktësoi mjeku Heiner Greten.

Helmut Schmidt, së bashku me ish-presidentin francez, Valery Giscard d’Estaing, është konsideruar edhe si ”babai” i sistemit monetar evropian (EMS).

SHKARKO APP