Vdes në moshën 84 vjeçare lideri i opozitës së Sudanit

Hassan al-Turabi, lideri i opozitës të Sudanit në Afrikën Veri-Lindore, i cili ndihmoi Presidentin Omar al-Bashir të vinte në pushtet, ka vdekur në kryeqytet Khartum.

Një burim i spitalit i tha agjencisë së lajmeve AFP se 84 vjeçari kishte pësuar një atak në zemër. Z. Turabi ishte një aleat kyç i z Bashir, kur ai mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1989, por ra poshtë një dekadë më vonë.

Ai ishte një nga figurat më përçarëse në historinë e trazuar të vendit, thotë ish-korrespondenti i BBC-së në Sudan, James Copnall. Për dekadën e parë të sundimit të zotit Bashir-it, Z. Turabi ishte udhëheqësi de facto i vendit, dhe ndikimi i tij u përhap përtej kufijve të Sudanit. Vdekja e tij u njoftua nga televizioni shtetëror, i cili e përshkroi atë si një “mendimtar i njohur islam”.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?