Vdes në rrethana misterioze kreu i Inteligjencës Ushtarake Ruse
Kremlini ka njoftuar se kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas. Përmes një deklarate të postuar në Internet, Kremlini ka thënë se, presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”.
Sergun, 58-vjeçar, i cili ka qenë në krye të “GRU” që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.
Përmes deklaratës, Kremlini, nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes.
Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe Forcave të Armatosura. GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun, nuk ishte i njohur si figurë publike./Express/
KOHA JONË SONDAZH

