Vdes një nga njerëzit e parë në botë që mori vaksinën anti-covid
William Shakespeare, është një nga personat e parë në botë që mori vaksinën kundër Covid-19, por ka humbur jetën. 81-vjeçari William Shakespeare, i njohur nga miqtë si Bill, mori dozën e tij të parë Pfizer në dhjetor, por vdiq nga një sëmundje këtë javë. Pensionisti mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry në Britani, duke shënuar një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit dhe fillimin e programit më të madh të vaksinimit në histori.