Vdes nobelisti John Nash

 

Gjeniu i matematikës dhe fitues i Çmimit Nobel, John Nash, i cili portretizohet duke luftuar me skizofreninë në filmin e vitit 2001 “Një mendje e bukur” (A beautiful Mind), vdiq së bashku me të shoqen në një aksident automobilistik në SHBA.

86-vjeçari Nash dhe e shoqja, Alicia, 82 vjeç, humbën jetën dje kur shoferi i taksisë në të cilën udhëtonin humbi kontrollin e mjetit në New Jersey.

Zoti Nash fitoi në vitin 1994 Çmimin Nobel të shkencave ekonomike, për studimin e teorisë së lojës dhe matematikën e vendimmarrjes, të cilat konsiderohen si ndër idetë më me influencë të shekullit të 20-të.

Filmi që fitoi Çmimin Oskar ka në rolin e protagonistit aktorin Russel Crowe, dhe subjekti përqëndrohet vetëm tek sëmundja e skizofrenisë nga e cila vuante John Nash. Zoti Nash pati thënë se kishte vuajtur nga kjo sëmundje për 25 vjet, dhe se në vitet e fundit pati përmirësim, ndaloi ilaçet dhe iu rikthye aktivitetit normal dhe punës së tij kërkimore.

SHKARKO APP