Vdes pasagjerja 23 vjeçare gjatë fluturimit nga Heathros në Newark

Avioni ishte ngritur nga aeroporti i Heathrow 18:45 të pasdites, dhe 75 minuta përpara zbritjes gruaja u gjet pa jetë. 
Një mjek i cili u gjend në bord u përpoq që ta kthente në jetë gruan, por ajo tashmë kishte vdekur. 
Policia dhe mjekët ligjor ishin duke pritur që avioni i United Arlines të ulej në aeroportin e Nesark Liberty. Newark Liberty International Airport është rreth 15 kilometra larg nga Manhattan dhe është një nga dy aeroportet të cilët pranojnë udhëtarë transatlantike direkt për në  në zonën e qytetit të New Jorkut.
Shaku i vdekjes nuk është bërë ende i njohur, ndërkohë që autoritet e mjekësisë ligjore janë duke pritur rezultatet e autopsisë. 
Ndërkohë nuk është bërë ende i ditur emri i viktimës. Vetë shoqëria e fluturimeve United Arlines, në deklaratën e saj foli për vdekjen e gruas, duke mos bërë asnjë koment më shumë.

SHKARKO APP