FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendet e BE-së mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit

Ndërkohë Britania ka marrë masa për mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Ministria e Jashtme e Francës përmes një njoftimi të shpërndarë bën me dije se Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda dhe Portugalia kanë dhënë mbështetjen e tyre për një mision të mbikëqyrjes detare në Ngushticën e Hormuzit.

Masa vjen pas “rritjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë” në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, thuhet në deklaratë, në të cilën citohen “incidente të shumta detare dhe jo-detare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo situatë ka ndikuar në lirinë e lundrimit dhe sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve evropiane dhe jo-evropiane në zonë për muaj të tërë. Ajo gjithashtu ka rrezikuar tregtinë dhe furnizimin me energji me pasoja të mundshme ekonomike në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Arabia Saudite u bashkohet patrullimeve në ujërat e Gjirit Persik, ndërsa pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor filluan operacionin e vet së bashku me aleatët për të mbrojtur transportin detar në rajon.

Deri më tani Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së si dhe aleatëve të saj në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?