Vendet ku mund të prekeni nga COVID-19? Del studimi i fundit

Një hetim mbi të dhënat e telefonisë celulare të 98 milionë njerëzve zbuloi se rreth 80 përqind e infeksioneve ndodhin në të njëjtat vende.

Studimi amerikan zbuloi se palestrat, hotelet, restorantet dhe kishat janë përgjegjëse për rreth katër të pestat e rasteve të reja të virusit, siç raportohet nga “The Mirror”.

“Këto janë vende të vogla, më të mbushura me njerëz, ku këta të fundit qëndrojnë më gjatë”, tha bashkautori i studimit dhe profesori i Universitetit të Stanfordit, Jure Leskovec në një konferencë për media në lidhje me kërkimin, siç raportohet nga CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët gjurmuan lëvizjen e njerëzve në vende si restorante, palestra, kafene, hotele dhe supermarkete, si dhe te vendet e adhurimit, teksa shqyrtonin numrat e rasteve me Covid-19 në zona të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mesatarisht në të gjithë zonat e metrosë, restorante me shërbim të plotë, palestra, hotele, kafene, organizata fetare dhe restorante me shërbim të kufizuar u pa shtim i rasteve të reja,” thuhet në studim.

Studimi u përqendrua në 10 qytete kryesore amerikane duke përfshirë Filadelfian, Nju Jorkun dhe Uashingtonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?