Vendi më i rrezikshëm për të qenë një mësues
Kenia cilësohet si vendi më i rrezikshëm në botë për mësuesit. Mësimdhënësit dhe nxënësit përballen çdo ditë me kërcënimin e grupit terrorist Al-Shabaab.
Njëzet e tetë kenianë, 17 prej tyre mësues, ndërruan jetë në masakrën e 22 nëntorit. Të gjithë ata u qëlluan disa herë në pjesën e prapme të kokës nga persona të armatosur nga al-Shabaab. Sulmi në veri-lindje të Kenias, shkaktoi një eksod masiv të arsimtarëve nga rajoni, duke lënë pas klasa të zbrazëta dhe të rinjtë në krizë.
Në fillim të vitit të kaluar rreth 700 mësues lanë detyrën. “Shtatëmbëdhjetë nga mësuesit tanë nuk kthehet”,- tha Mohammed Ibrahim, nënkryetari i Moi Girls në një shkollë të mesme. “Nëse njerëzit mendojnë se ata do të vriten, ju nuk mund t’i detyrojë ata të kthehen”,- tha një përfaqësues i qeverisë kombëtare në Mandera.
Disa javë pas masakrës në shkollë, persona të armatosur sulmuan një gurore pranë Mandera, ku 36 minatorë vdiqën nga plumbat qorrë.
Por në qoftë se mësuesit kanë vuajtur, kështu ka qenë edhe për fëmijët.
“Independent”. Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

