Vendi me qindra shqiptarë legalizon kanabisin

Në Shqipëri lëndët narkotike janë të paligjshme, por në vendin ku ka qindra shqiptarë, parlamenti ka miratuar ligjin që legalizon marijuanën në të gjithë vendin. Kjo ka ndiodhur në Kanada.

Akti Kanabis kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.

Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator. Pas Uruguajit në vitin 2013, Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë që ligjëron kanabisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marijuanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?