Vendi pa kryeministër, Rumaninë po e drejton ministri i Arsimit
Bota E Shtunë, 17 Prill 2021 05:56
Rumania po drejtohet përkohësisht nga ministri i Arsimit, në vend të kryeministrit i cili dha dorëheqjen.
Kështu, mësohet se presidenti rumun, Klaus Iohannis ka emëruar ministrin Sorin Cimpeanu, zyrtarisht në postin e kryeministrit të përkohshëm të vendit. Dhe kjo, teksa Viktor Ponta njoftoi dorëheqjen nga funksionet e tij si kryeministër pas ngjarjes së rëndë në një diskotekë, të premten e kaluar, që shkaktoi 32 të vdekur.