Vendoset oxhaku në Kapelën Sistine për zgjedhjen e Papës së ri

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, të gjithë sytë tani janë drejtuar nga Konklava, procesi përzgjedhës që do të vendosë emrin e Papës së ri.

Kardinalët nga e gjithë bota do të mblidhen në Kapelën Sistine duke filluar nga data 7 maj për të zhvilluar takimet vendimtare që do të zgjasin deri në arritjen e një vendimi për pasuesin e Françeskut.

Në Kapelën Sistine, ku ruhet një nga trashëgimitë më të çmuara të artit botëror, do të mbahen raunde të njëpasnjëshme votimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në varësi të rezultateve, oxhaku i vendosur mbi çatinë e kapelës do të sinjalizojë ecurinë e procesit: tymi i zi do të tregojë se nuk është arritur ende një marrëveshje, ndërsa tymi i bardhë do të shpallë zgjedhjen e Papës së ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?