Venezuela: Vetëm dy ditë punë në javë
Qeveria e Venezuelës ka vendosur që sektori publik në vend do të punojë vetëm dy ditë në javë, si një masë e përkohshme kjo për të ndihmuar në tejkalimin e krizës serioze me energjinë.
Zëvendës-presidenti, Aristobulo Isturiz, njoftoi se shërbyesit civilë duhet të dalin në punë vetëm të hënave dhe të martave derisa kriza të përfundojë.
Venezuela është duke u përballur me një thatësirë, e cila e ka ulur në mënyrë drastike nivelin e ujit në hidrocentralin kryesor të vendit. Dhe opozita e ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të krizës.
“Nuk do të këtë punë në sektorin publik të mërkurave, enjteve dhe premteve, përveçse nëse ka detyra që janë të nevojshme dhe rëndësishme,” tha ai.
Presidenti i vendit, Nicolas Maduro ua kishte bërë të premten pushim shumicës se 2.3 milionë punëtoreve shtetërorë gjatë muajve prill dhe maj, për të shpenzuar me pak energji elektrike.
Ai tha se Venezuela është goditur keq nga fenomeni i motit “El Nino” dhe se vendi do të kthehej në normalitet vetëm kur të fillojë të bjerë shi përsëri.
KOHA JONË SONDAZH

