Venezuelë/ Ata që kthehen në vend të infektuar konsiderohen bioterroristë
Regjimi i Nicola Maduros në Venezuelë nxit njerëzit të denoncojnë fqinjët e tyre që janë të sëmurë me COVID-19, duke i quajtur ata “bioterroristë”.
Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivare të Venezuelës inkurajojnë qytetarët të kërkojnë të infektuarit, duke thënë se një migrant i kthyer “është një bioterrorist që vë në rrezik shëndetin e të gjithëve”. Ata gjithashtu siguruan një adresë emaili dhe kërkuan nga cilido që kishte informacion për t’u dërguar atyre “informacionin e personit dhe vendndodhjen e tyre të saktë” në mënyrë që qeveria të mund t’i ndalonte ata.
“Ata na thanë se jemi të kontaminuar, se jemi fajtorë për infektimin e vendit,” i tha Javier Aristizabal, një infermier nga Caracas, New York Times . Ai tha se kaloi 70 ditë në qendrat e paraburgimit pasi u kthye nga Kolumbia në mars.
Sapo të arrestohen këta Venezuelë, ata vendosen në kushte të pasigurta kontrolli edhe nëse nuk shfaqin simptoma të COVID-19.
“Në hotelet e komanduara, shkollat e papërdorura dhe stacionet e autobusëve të rrethuar, venezuelianët që kthehen në shtëpi nga vendet e tjera në Amerikën Latine janë duke u detyruar të futen në dhoma të mbushura me njerëz, me ushqim, ujë ose maska të kufizuara“, raportoi New York Times .