Vera 2026, Europa në rrezik të lartë nga zjarret
Europa po përballet me një rrezik në rritje nga zjarret, ndërsa sistemi i përgatitjes mbetet i pamjaftueshëm, sipas një raporti portugez të publikuar në Romë. Rritja e zjarreve lidhet me ndryshimet klimatike, braktisjen e zonave rurale dhe grumbullimin e bimësisë që digjet lehtë.
Sezoni i zjarreve po zgjatet, duke filluar më herët dhe përfunduar më vonë, dhe flakët po përhapen edhe drejt veriut të Europës. Vetëm në Suedi u dogjën rreth 1,100 hektarë, mbi 120% më shumë se mesatarja e viteve të fundit, ndërsa në nivel të Bashkimit Europian u regjistruan mbi 1.03 milion hektarë pyje të djegura në 2025, një rekord negativ. Më të goditura janë vendet e jugut, kryesisht Spanja, Portugalia, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca.
Raporti ngre shqetësime për mungesën e mjeteve ajrore dhe pilotëve të specializuar. Bashkimi Europian ka premtuar 600 milionë euro për 12 avionë zjarrfikës të rinj, por dorëzimi pritet vetëm mes viteve 2027-2030. Për të përmirësuar situatën, Komisioni Europian planifikon një strategji të re për masat parandaluese dhe reduktimin e rrezikut nga zjarret.
KOHA JONË SONDAZH

