Veriu, NATO e zhgënjyer për vendimin e qeverisë së Kosovës

NATO ka shprehur zhgënjim për mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës me forcën paqeruajtëse, KFOR-in.

Në një reagim ndaj veprimeve të qeverisë për mbylljen e një sërë institucione paralele serbe nën argumentin se ato cenonin kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah theksoi shqetësimet e aleancës, duke shkruar se qeveria e Kosovës e kishte siguruar më parë NATO-n se çdo veprim në veri do të koordinohej me KFOR-in.

“Shumë zhgënjyese aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?