Vështirësohen fluturimet drejt Kinës – Reagojnë SHBA dhe vende të tjera. Bizneset, probleme me furnizimin

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera ndaluan udhëtimet drejt Kinës dhe bizneset deklaruan se po përballen me probleme në furnizimin si pasojë e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës ndërkombëtarë. Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe i të infektuarve po rritet, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan amerikanët që të mos udhëtojnë në origjinën e virusit.   Japonia këshilloi qytetarët e vetë që të anulojnë udhëtimet që nuk janë urgjente drejt kinës.

Singapori deklaroi se ka pezulluar hyrjet e udhëtuesve që kanë qenë së fundmi në Kinë dhe ka pezulluar vizat për mbajtësit e pasaportave kineze. Qeveria e Italisë vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës shtetërore dhe ndaloi të gjithë trafikun ajror me Kinën, pasi konfirmoi rastet e para të virusit tek 2 turistë kinezë. Agjencia Moody’s, paralajmëroi se virusi mund të shkaktojë pasoja botërore, duke goditur zinxhirët e furnizimit.

Hyundai deklaroi se po planifikon të ndalojë prodhimin në Korenë e Jugut, si pasojë e ndërprerjes së furnizimit të shkaktuar nga virusi. Prodhuesi i pajisjeve shtëpiake Electrolux dha një paralajmërim të ngjashëm. Prodhuesi francez i makinave Peugeot Citroen deklaroi se 3 fabrikat në Vuhan do qëndrojnë të mbyllura deri më 14 Shkurt.   Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë mirëpriti përpjekjet kineze për të parandaluar virusin dhe nuk rekomandoi ndalimet e udhëtimit apo tregtisë me vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?