Vështirësohet pakti i Parisit – Ulja e dioksidit të karbonit në zero do të kushtojë miliarda euro

Ulja e emetimit të karbonit në zero sipas dakordësisë së Parisit mbi klimën,  do të kërkonte mbi 290 miliardë euro investime shtesë në vit në Europë,  sipas zyrtarëve të Bashkimit Europian. Strategjia e re e Brukselit mbi klimën, shpalos një serë skenarësh që synojnë uljen e emetimit të dioksidit të karbonit dhe parandalimin e ngrohjes globale. Këto tregojnë ndryshimet rrënjësore dhe investimet e mëdha që do të duhen për vendet e BE që të përputhen me dakordësinë e Parisit, që të ulin ndotjen në zero deri në vitin 2050.

Arritja e këtij objektivi është thelbësor për të limituar ngrohjen globale në 1.5 gradë celcius, sipas një raporti të Panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara mbi klimën. Anëtarët e paktit të Parisit për klimën, përfshirë Bashkimin Europian, janë angazhuar që të kufizojnë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë celcius,  pjesë e një plani për të limituar ngrohjen globale poshtë 2 gradë celcius krahasuar me nivelet para industrialë.

Megjithatë, pakti i Parisit la të hapur mundësinë për vendet anëtare që të zgjedhin objektivin se ku do të fokusohen. Bashkimi Europian deri më tani, ka ulur emetimin e dioksidit të karbonit me 22% nga 1990-2017-ën,  ndërkohë që ekonomia është rritur me 57% gjatë kësaj periudhe. Rajoni ka premtuar se do të ulë emetimet me 40% deri në vitin 2030 dhe pritet ta arrijë këtë objektiv.  Por, politikat ekzistuese mund të mos jenë të mjaftueshme për të arritur objektivat e Parisit dhe sipas një dokumenti, politikat e reja që do të kufizojnë ngrohjen globale në 1.5 gradë celcius, do të jenë 2 herë më të shtrenjta. Për të arritur zero emetim të karbonit deri në 2050-ën, do të kërkoheshin investime vjetore shtesë në energji dhe infrastrukturë prej 175-290 miliardë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?