Vetëm në 7 vende të botës, njerëzit thithin ajër të pastër

Njerëzit janë duke jetuar me ajër të pastër vetëm në shtatë shtete të botës, sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nga 134 shtete dhe rajone që morën pjesë në studim, vetëm shtatë prej tyre i plotësonin kushtet. Australia, Estonia, Finlanda, Grenada (Ishujt e Karaibeve), Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re.

Vendi me ndotjen më të lartë është Pakistani, në të cilin nivelet e dëmshme të PM2.5 janë 14 herë më të larta se standardet e OBSH-së. India, Taxhikistani dhe Burkina Faso janë po ashtu të futura në “listën e zezë”, duke mbajtur katër vendet e para.

Kanadaja që konsiderohej të ishte vendi me ajrin më të pastër në botën Perëndimore, u bë vendi me cilësinë më të keqe të ajrit për shkak të zjarreve që ranë në pyje duke shpërndarë grimca toksike rreth e qark vendit.

Kina edhe pse pati një përmirësim të cilësisë së ajrit gjatë pandemisë së Covid-19, nivelet e grimcave të dëmshme vijuan të rriteshin në 6.5% sërish, vitin e shkuar me rinisjen e aktivitetit ekonomik.

SHKARKO APP