FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetëvritet ministri i dorëhequr i qeverisë së Uellsit

Ish-ministri i qeverisë së Uellsit, Karl Serxhenti, është vetëvrarë në banesën e tij.

Shkaku që detyroi atë të ndërmerrte masën ekstreme, duket se lidhet me skandalin e ngacmimeve seksuale që ka përfshirë shumë politikanë në Mbretërinë e Bashkuar.

49-vjeçari akuzohej nga disa femra për një sërë incidentesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pezulluar nga partia Laburiste, Serxhent kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si ministër disa ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politikani laburist, 49 vjeç, menjëherë pas akuzave për ngacmime seksuale theksoi se dëshironte një hetim të pavarur për t’i lejuar të mbrohej dhe të tregonte pafajsinë.

Pas lajmit të vetëvrasjes, lideri kombëtar u Laburistëve, Xheremi Korbin tha se ndihet i shokuar nga ngjarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?