Vetizolohet presidentja e Komsionit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dalë negative në testin për koronavirus, por megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë e izoluar deri të martën. Në një postim në twitter, ajo konfirmoi se edhe testi i dytë i doli negativ.

“Rezultati i testimit të fundit doli negativ. Unë do të vazhdoj në vetziolim deri të martën në mbrëmje ashtu siç e kërkon rregullorja.”

Von der Leyen mësohet se kishte marrë pjesë në një takim, më 29 shtator, ku ishte prezent “një person i cili të dielën doli pozitiv”. Pas kontrrollit të 1 tetorit, ajo ju nënshtrua një tjetër testimi këtë të hënë që rezultoi negativ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket situatës së Covid-19, mësohet se Bashkimi Evropian është në bisedime me disa kompani për të siguruar vaksinat e mundshme, teksa ishte vetë Von der Leyen që paralajmëroi për rritjen “shqetësuese” të infeksioneve në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani Komisioni ka njoftuar marrëveshje furnizimi për vaksinat e mundshme që po zhvillohen nga AstraZeneca dhe nga një partneritet midis Sanofi dhe Glaxo Smith Kline. Von der Leyen ka theksuar se përparimi me vaksinat ishte thelbësor për një zgjidhje afatgjatë të krizës aktuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?