VIDEO/ Avioni me 62 pasagjerë rrëzohet në tokë, njerëzit vrapojnë me vrap. Asnjë i mbijetuar, humbi 4 mijë metra në 1 minutë

Një tragjedi në Brazil. Një avion me 62 pasagjerë është rrëzuar në periferi të qytetit Vinedo, në Sao Paolo dhe nuk ka asnjë të mbijetuar. Sipas njoftimit të Voepass në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtar të ekuipazhit. Ndërsa avioni kishte kapacitet deri në 68 veta.

Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale duke avioni që bën rrotullime të çudtishme dhe më pas bie në tokë duke krijuar një zjarr të madh. Sipas njoftimit të Voepass në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtar të ekuipazhit, pra 62 veta dhe asnjë prej tyre bëhet me dije se nuk ka mundur të mbijetojë. Avioni bëri një kthesë të fortë në momentet e fundit të fluturimit dhe ra afërsisht 4000 metra në rreth 1 minutë, sipas informacionit nga platforma e monitorimit të avionit Flightradar.

Sipas platformës, avioni u ngrit derisa arriti në 5000 metra lartësi në orën 12:23 dhe vazhdoi në atë lartësi deri në orën 13:21, kur filloi të humbiste lartësinë. Në atë moment, avioni bëri një kthesë kërkimi. Në orën 13:22, një minutë pas kohës së regjistrimit të fundit, lartësia ishte 1250 metra, një rënie prej afërsisht 4000 metrash.

Sipas linjës ajrore, avioni i modelit ATR-72, me vetëm 14 vite fluturime mbi shpinë, po udhëtonte brenda Brazilit nga Cascavel në aeroportin më të madh të vendit, Sao Paulo-Guarulhos.

 

SHKARKO APP