Video/ Britani e Madhe, ulje emergjente për fluturimin Napoli-Londër
Një avion i British Airways, i nisur nga Napoli në drejtim të Londrës, ka bërë ulje emergjente për shkak të një problem hidraulik. Mjeti që transportonte shumë të rinj student është ulur në aeroportin Gatwick, i dyti më i madhi i kryeqytetit britanik. Asnjë i lënduar në bord.
Një nga udhëtaret në bordin e BA2605 ka filmuar momentet e uljes. ‘Jemi detyruar të bëjmë një ulje shumë të shpejtë. Po bëjmë një zbritje 10 000 metra në 20 minuta, njerëzit në bord janë të përlotur’, ka shkruar në Instagram Hofit Golan, modele izraelite që ka filmuar skenën.
Në postimin në Instagram Golan ka dashur të falenderojë publikisht pilotin e avionit, të cilin ajo e ka quajtur hero.