VIDEO/ E diel dramatike në Rusi, koronavirusi “paralizon” Moskën, radhë kilometrike ambulancash me të infektuar
Pamje dramatike janë regjistruar këtë të diel në Rusi, për shkak të përhapjes së koronavirusit. “Rusia Today” ka publikuar foto dhe video nga Moska “e shkretuar”, ku shihen vetëm radhë kilometrike të autoambulancave para spitaleve. Të gjitha mjetet kishin Brenda njerëz me simptoma të koronavirusit.
Kremlini njoftoi të shtunën se një valë e madhe e pacientëve me koronavirus është duke i sfiduar spitalet e Moskë. Ndërkohë, sot në Rusi janë regjistruar 2186 raste të reja me koronavirusi, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit, pasi autoritetet njoftuan më shumë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.
Moska dhe shumë rajone të tjera kanë qenë të izoluara për gati dy javë, por numri i rasteve është rritur vazhdimisht dhe ka arritur në 15 770 që nga 12 prilli, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 130.